Forcat ruse sulmojnë qendrën tregtare të Kievit, vdesin 8 persona, shkatërrohen shtëpitë përreth

0
100

Të paktën tetë persona u vranë në sulmin rus në qendrën tregtare të Kievit.

Të paktën tetë persona janë vrarë pas një sulmi rus në një qendër tregtare në lagjen Podilskyi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se qendra tregtare dhe disa makina u përfshinë nga flakët pas bombardimeve ruse në lagjen Podilskyi të Kievit.

Për të shuar flakët të cilat kishin arritur deri në katin e 4-të të qendrës, u vunë në lëvizje 63 zjarrfikëse.

“Si pasojë e sulmit me raketa armike dhe zjarrit që rezultoi, u shkatërrua një qendër tregtare, u dëmtuan xhamat e ndërtesave të banimit aty pranë dhe automjetet e parkuara në afërsi”, tha Prokurori i Përgjithshëm në një postim në rrjetet sociale.