Shqipëria luan miqësoren e fundit përpara startit të Europianit, me kuqezinjtë që ndeshen kundër Azerbajxhanit në Hungari
Duket se trajneri Sylvinho i ka besuar formacionin titullar mesfushës dhe sulmit që pritet të luajnë dhe në Europian, me Ramadanin, Asllanin, Bajramin, Asanin, Seferin dhe Brojën që do e nisin këtë takim që nga minuta e parë.
Nga ana tjetër, në mbrojtje janë rikthyer Hysaj dhe Gjimshiti, ndryshe nga miqësorja e fundit me Lihtenshteinin, të cilët zëvendësojnë Balliun dhe Ismajlin, me Ajetin dhe Mitajn që qëndrojnë të paprekur, ndërsa në portë është zgjedhur Strakosha, që zëvendëson Etrit Berishën.
Ndeshja mes Kombëtares shqiptare dhe Azerbajxhanit do të luhet në Haladas në Hungari në orën 19;00 një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.
FORMACIONET ZYRTARE:
Top Channel