Formula 1/ “Pole position” dhe rekord, Hamilton shkëlqen në Silvestrone

0
244

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Silverstone në Formula 1. Lewis Hamilton regjistroi kohën më të shpejtë në pistën shtëpiake, duke vendosur një rekord me kohën 1’24’303”.

Një tjetër paraqitje fantastike kjo e 6 herë kampionit të botës. Hera e 91-të në karrierë që 35-vjeçari i Mercedez që ia del të sigurojë “pole position” dhe e teta herë radhazi që një makinë Mercedez do të niset e para në këtë pistë.

Pas tij u rendit Valeri Bottas, shoku i skuadrës, ndërsa në vend të tretë e mbylli Max Verstappen i Red Bull.

Charles Leclerc i Ferrarit do të niset nga pozicioni i katërt, ndërsa Sebastian Vettel dhuroi një tjetër performancë të errët, duke siguruar vetëm vendin e dhjetë. /abcnews.al