“Formulari” zbuloi skemën e rinovimit të patentave përmes falsifikimit. Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë dy persona ndërsa po procedohet në gjëndje të lirë një person tjetër dhe një 26 vjeçare është shpallur në kërkim.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit,” informon policia e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Të arrestuar janë shtetasit me inicialet I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicilet D. F., 40 vjeç
U shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.
ora news