Në qytetin e Materas në Itali kanë mbërritur sot më të fuqishmit e botës për të diskutuar mbi sfidat më emergjente globale të diplomacisë e ekonomisë botërore.
Nën drejtimin e ministrit të jashtëm italian Luigi di Maio, ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit të G20 do të takohen sot në një samit unik i cili është i pari në historinë e formimit të tij qysh prej 1999.
Prej dhjetorit të 2020, Italia ka marrë drejtimin e forumit të vendeve G20 e ky është samiti i dytë që mbahet jo më në video konferencë por në prani të përfaqësuesve të këtyre vendeve, dhe takimi i dytë që zhvillohet në Itali pas atij të pak ditëve më parë në Katania, e që bashkoi ministrat e Arsimit dhe Ministrat e Punës e Cështjeve sociale.
“Takimi në Matera vjen në një moment historik të jashtëzakonshëm. Italia bëhet kryqëzimi i sfidave globale e ky samit është përgjigja ndaj tyre. Covid 19 dëshmoi rëndësinë e një qasje shumëpalëshe përballë këtyre sfidave e zgjodhëm që këtë event kaq tëcrëndësishëm ta zhvillojmë në jug të Italisë i cili është dhe rrugëhyrja e Mesdheut drejt Europës e një rast më shumë për t’i kushtuar vëmendje këtij territori kaq të rëndësishëm për Italinë“, u shpreh në prag të këtij eventi, kreu i diplomacisë italiane, Luigi Di Maio.
Bazuar në tre shtyllat e Presidencës Italiane; Persona, Planet, Prosperitet, për dy ditë rresht, 29-30 qershor, Ministrat e jashtëm të SHBA, Japoni, Itali, Gjermani, Francë, Kanada, Bashkim Europian, Kinë, Indi, Brazil. Rusi, Korea e Jugut, Australi, Meksikë, Turqi, Arabi Saudite, Australi, Kinë e Afrikë e Jugut do të mblidhen sot në dy seksione të vecanta. Seksioni i parë do të diskutojnë mbi temën e qeverisjes globale, multilaterizmin si një mjet kyc për adresimin e sfidave globale e për një rimëkëmbje të qëndrueshme e elastike.
Në qëndër të axhendës së këtij seksioni do të jetë domosdoshmëria për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes dhe institucioneve ndëlidhëse shumëpalëshe në sektorin e shëndetësisë publike, zhvillimin ekonomik, ndryshimeve klimatike e përmes tregtisë ndërkombëtare.
Në seksionin e dytë tema e sumitit do të jetë kontitenti afrikan, politikat në sektorët më të rëndësishëm me fokusin e gjithëpëfshirjes së të rinëjve dhe grave, si dhe në zhvillimet tregtare me këtë kontinent e cështje të energjisë e emigracionit.
Samiti pritet të dalë me një deklaratë të përbashkët të më të fuqishmëve të botës, nën thirrjen “Zero uri në botë më 2030”, e që impenjon të vlerësoj iniciativën italiane të lancuar përmes FAO, për ngritjen e jë sistemi ushqimor botëror të qëndrueshëm kundër urisë e nevojës jetike për t’u ushqyer.
Një ditë më pas në datën 30 qershor, samiti i vendeve të G20 do të spostohen në qytetin e Brindizit në bazën ushtrake të OKB ku në prani dhe të ministrave të zhvillimit ekonomik të 20 vendeve, do të diskutohet mbi rolin e menaxhimit në përballjen me krizat humanitare e shëndetësore në të ardhmen bazuar dhe në mësimet e nxjerra nga ky vit pandemik.
Nën masa të forta sigurie Matera pret sot 31 delegacione të diplomacisë botërore, krerët e 20 diplomacive më të fuqishme të botës, 42 përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota.
ora tv