Një foshnje 13-muajshe u dërgua me urgjencë në spital në Romë pas marrjes së kokainës.
I vogli fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por prindërit e tij tani duhet të përballen me drejtësinë.
Ata akuzohn për “plagosje nga pakujdesia”.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, babai i foshnjës është shprehur se kishte humbur dozën e drogës që kishte në xhep se kishte humbur dozën nga xhepi i tij pasi ishte ulur në divan në shtëpi.
Prindërit rreth të 30-ve kishin telefonuar të shqetësuar 118 pasi kishin vënë re gjendjen e fëmijës, i cili u transportua nga Civita Castellana, në zonën e Viterbo, për në Spitali Umberto I në kryeqytetin italian.
Për çiftin mund të ketë pasoja të rënda: nëna është gjithashtu përsëri shtatzënë.
Gjatë kontrollit të policisë në banesë nuk u gjet asnjë dozë tjetër droge.
Ora tv