Modelja Kate Moss e kaloi karantinën në shtëpinë e saj në Cotswolds me të bijën Lila Grace dhe të dashurin, Nikolai von Bismarck.
Por tashmë ajo e ka zhvendosur argëtimin e familjes në Ibiza, ku është fotografuar teksa shijon ditët e bukura me diell në një jaht luksoz.
Kate, 46-vjeç, kishte veshur një palë bikini të zeza, ndërsa dukej super në formë. Pa make-up, modelja tregoi se është po aq e bukur edhe natyrale.