FOTO/ Aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë në Greqi, raportohet për të lënduar

0
3

Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Athinës.

Sipas raportimeve të mediave greke, 12 persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spitalin e Volosit.

Autobusi turistik po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi.

Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera, që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar.

Rrethanat e aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.