FOTO/ Aksidentohet Sonila Meço, makina përfundon në trotuar

0
968

Moderatorja e njohur, Sonila Meço është përfshirë ditën e sotme (22 Nëntor) në një aksident.

Gazeta Tema ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se makina e gazetares ka përfundur në trotuar. Ndërsa brenda makinës shihet Meço duke pritur që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale./Tema

Pas aksidentit, Sonila Meço shihet brenda makinës