Kacey Musgraves kishte vendosur të performonte gjatë shfaqjes së “Staturday Night Live”, vetëm me një palë çizme kauboj dhe një kitarë.
Këngëtarja e njohur amerikane, i zbuloi të gjithë për performancën e saj këtë fundjavë.
Edhe pse ajo u ul me këmbë të kryqëzuara dhe u fsheh pas kitarës së saj, disa fansa pyetën nëse këngëtarja ishte vërtetë lakuriq në skenë.
Sidoqoftë, publicisti i Musgraves konfirmoi se ajo që ndodhi, ishte e vërtetë.
“Po, Kacey ishte nudo. U morën masa paraprake dhe kjo ishte hera e parë që ndodhte në emisionin e “Saturday Night Live”, deklaroi publicisti.
Mugaves dha një shfaqje nudo pa e ditur askush.
Njerëzit që morën pjesë në emision dhe e ndoqën drejtpërdrejt, dhanë një pasqyrë më të qartë në “Reddit”, për atë që ndodhi në të vërtetë.
“Unë isha në dhomën e provave të veshjeve dhe pas performancës së saj, njerëzit u mblodhën rreth Musgraves me peshqirë të mëdhenj për ta mbështjellë atë në mënyrë që ajo të mbulohej dhe më pas të dilte nga skena”, tha një përdorues i portalit.
“Me të vërtetë Kacey ishte nudo. Unë isha në rreshtin e parë i ulur dhe e pashë teksa këndonte vetëm me kitarën e saj dhe çizme kauboj. Pikërisht para këngës së parë, ata ngritën një mur të lëvizshëm duke bllokuar audiencën që ta shihte atë. Pas performancës, ata e zhvendosën përsëri dhe e mbuluan me peshqir”, tha një tjetër.
Musglaves la të kuptohej se mund të ishte frymëzuar për performancën e saj nudo, në filmin “Forrest Gump”.
Në fillimin e vitit 1994, Jenny performoi nudo në skenë e mbuluar vetëm e kitarën e saj.këngëtarja ndau një fotografi të kësaj skene në llogarinë e saj në “Twitter”.
© SYRI.net