Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka vazhduar me takimet e tij “jo-publike” me demokratë në zona të ndryshme të vendit. Këtë herë ai ka zgjedhur të takohet me një grup demokratësh në Sauk të Tiranës.
Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Fax News, Basha shihet i përfshirë në diskutime me të pranishmit.
Ditë më parë, ai dha një deklaratë për mediat, ku tha se në qendër të këtyre takimeve, ishte synimi për të mbajtur fjalën e tij për bashkimin e demokratëve.