FOTO/ Berisha shfaqet me syze dielli dy ditë pas incidentit

0
94

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur këtë të enjtë në takim ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, i cili konsiderohet “miku i shqiptarëve”. Takimi është zhvilluar në zyrën e tij në selinë e PD.

Theksojmë se ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës, ku lideri i PD u sulmua me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu. Gjatë këtij takimi dy palësh, Berisha shfaqet me syze dielli, ndërsa bisedon me Mesiç.

Kreu i PD ka deklaruara para ish-presidentit kroat, se personi që ishte zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.

“Ai i vendosi 70 kg tritol një hoteli shumë të bukur, vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë në prag të Samitit. Mendonte se zhurma e samitit do ta shuante atë që bëri. Personi i zgjedhur që do më godiste është një agjent i Policisë Kriminale, informator i Policisë Kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”,u shpreh Berisha në këtë takim.

Kujtojmë se protesta e opozitës u zhvillua më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt dhe samiti i BE me Ballkanin Perëndimr në Tiranë. Gjatë tubimit Berisha u përfshi në një incident, ku u qëllua me grusht në fytyrë nga 31 vjeçari Gert Shehu, i cili u neutralizua  menjëherë nga truprojat.

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë, pasi u godit nga truprojat dhe më pas u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës, aty ku edhe u arrestua më vonë nga Policia e kryeqytetit.