Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bosnje.
AFP njofton se në qytetin e Sarajevës janë përmbytur disa shtëpi ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj, duke bërë që disa shkolla të anulojnë mësimet.
Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përmbytur nga ujërat.
Si rrjedhojë e situatës së përkeqësuar dhjetëra njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në periferi të Sarajevës, Otes dhe në qytetin Konjic, rreth 50 kilometra (30 milje) në jugperëndim të kryeqytetit.
Shiu nisi në orët e vona të së enjtes ( 4 nëntor) dhe parashikimet thonë se do të vazhdojë të bjerë deri të dielën, duke rritur frikën për një përsëritje të përmbytjeve rekord që preku rreth një të tretën e popullsisë në 2014.