Banorët e fshatit Hajdaran në Elbasan ankohen se bashkia po i’a vështirëson jetën.
Ankesa e tyre lidhet menje shtresë cakulli që bashkia e Elbasanit ka hedhur për të mbuluar gropat dhe dëmet në infrastructure në një nga rrugët e lagjes.(fOTO)
Por në vend që ti lehtësonte ky investim po ia vështirëson edhe më shumë lëvizjen atyre, sidomos gjatë ditëve me shi.
Ka nga ata të cilët thonë se ky veprim është bërë vetëm për efekt fushate. Kur bie shi nxënësit e kanë të vështirë të shkojnë në shkollë.
Shpesh përdorin cizme dhe i ndërrojnë në oborrin e shkollës , pasi i druhen paragjykimeve të bashkëmoshatarëve të tjerë.
Edhe pse ndodhen vetëm 3 km nga Elbasani banorët e fshatit Hajdaran në Elbasan ankohen për një sërë cështjesh , për mungesën e , kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, mos azhornimin e tokave , mungesën e rrugëve të arave, por problemet me rrugën janë shndërruar në shqetësimin parësor, aq sa shprehen se do të lëvizin nga aty./elbasaniflash.al