Grekët kanë kremtuar Ditën e Ujit të Bekuar, ose hedhjes së kryqit që njihet në besimin grek si Theofania.
Në shumë qytete priftërinjtë lokalë hodhën kryqin në det, ku disa djem u hodhën për ta kapur. Ceremonia e hedhjes së kryqit u mbajt nën masat mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
Në meshën e Ujit të Bekuar në ishullin e Άγιο Ευστράτιοs mori pjesë edhe kryeministri Qirjakos Micotaqis.
Micotaqis ndërsa uroi grekët për ditën e Theofanisë u ndal edhe te pandemia ku inkurajoi të pavaksinuarit të marrin vaksinën anticovid
“I uroj të gjithë grekët gëzuar festën e Theofanisë, uroj që kjo ditë t’i ndriçojë, e sidomos bashkëqytetarët tanë që nuk janë të vaksinuar, që ende janë në mëdyshje për të marrë vaksinën. I inkurajoj që të vaksinohen, sepse kështu bëjnë zgjedhjen e mbrojtjes së jetës së tyre dhe të të afërmve. Kuptimi real është e vërteta që mbron dhe është më e prekshme se kurrë, ndërsa vendi po teston operacionin Omicron”.