Personi në foto është Marselo Arani, i dyshuar se një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit, Mondi Mëhalla.
Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e të dielës, në makinën e tij. Ndërkohë policia e Elbasanit, ka vënë në pranga Xhino Ago (ish-ortak me viktimën) dhe Kujtim Pisha (roja i karburantit në pronësi të Mëhallës)
Biznesmeni Mëhalla, zotëronte disa aktivitete; Club-in “Hollywood Lounge bar”; pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, si edhe kompaninë e taksive dhe transportit “El-Taxi”


