FOTO/ Elbasani nuk ndal jeten kulturore edhe në kohe pandemie .Mbahet “Takimi Nderkombetar i Orkestres së Harqeve”

0
272

Ndonëse në kohë pandemie qyteti i Elbasanit është i vetmi që nuk ndali jeten kulturore,pavarsisht se  shfaqet dhe koncertet janë përcjellë jo në shtëpinë e artit sikurse është “Teatri Skampa”.

I fundit i cili çeli siparin ishte edicioni i peste i festivalit “Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve”.

Pandemia bëri që 4 grupe të tërhiqeshin në momentin e fundit , por edhe pse me orkestra të kufizuara tingujt e përcjllë nga orkestrat e harqeve ishte e gjitha për t’u shijuar.

Ndonëse disa herë i kritikuar në media për mos mbajtjen e maskës në evente kulturore , këtë herë kryebashkiaku i Elbasanit përshtypjen për festivalin e dha me maskë.

E pranishme në mbrëmjen kulturore ishte edhe Ministrja e arsimit Evis Kushi.

Elbasaniflash.al,Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve

Elbasaniflash.al,Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve

Një takim ku organizatorët ishin kujdesur që të ruhej distanca sociale mes spektatorëve, ndërsa për herë të parë edhe artistët performuan me maska.

Elbasaniflash.al,Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve

Sipas organizatorëve muzika , sheshon kufijtë, rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj gjykuan që edhe këtë vit të mos mungonte.

Elbasaniflash.al,Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve
Elbasaniflash.al,Takimi ndërkombetar i orkestres se harqeve

Ndërkohë ,Cmimi i pare ju dhurua orkestres se harqeve te “Sigal unica”, cmimi i dyte orkestres se harqeve Elbasan dhe cmimi i trete u fitua nga orkestra e harqeve Vlore. Po ashtu shume çmime te tjera simbolike ju dhuruan dhe pjeses tjeter te artistevepjesëmarrës./elbasaniflash.al