Aktiviteti strombolian në kraterin jug-lindor të Etnas kaloi gradualisht në një burim lave.
Observatori Etneo i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raporton se emetimi i materialit piroklastik ndezi një re shpërthyese që arriti një lartësi prej rreth pesë kilometrash mbi nivelin e detit.
Në të njëjtën kohë, filloi një tejmbushje e lavës drejt jugperëndimit, e cila u mbivendos me atë të shpërthimit të së premtes.
Amplituda e dridhjes vullkanike u regjistrua në vlera të larta me një trend në rritje. Pavarësisht kësaj, aeroporti në Katania vazhdon të funksionojë normalisht.
© SYRI.net