14.9 C
Elbasan
Ballina KULTURË Foto/ Evi Kokalari dhe Bleona Qerreti pjesë e fushatës së Trump

Foto/ Evi Kokalari dhe Bleona Qerreti pjesë e fushatës së Trump

0
729

Nuk është më mister fakti që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbështetjen e këngëtares shqiptare, Bleona Qerreti, e cila prej vitesh jeton atje. Në disa foto që ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale, shihet duke marrë pjesë në mbledhjet e fushatës së Trump.

Por, nuk është e vetmja shqiptare që mbështet Trumpin për një mandat të dytë.  Në stafin e fushatës së presidentit është edhe Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane.

Teksa zgjedhjet në SHBA janë shumë afër, ato janë shfaqur të dyja në një takim elektoral në Miçigan.

Bleona ka postuar një foto në Instagram, me Evi Kokalarin, ndërsa në mes tyre është Riçard Grenell, këshilltari që presidenti Trump e emëroi të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell është po ashtu  një pjesë e rëndësishme e fushatës së presidentit Trump. Në foton e shpërndarë nga Bleona i duket duke folur në një sallë të mbushur me posterat e fushatës së presidetit të SHBA.

Fotoja e postuar nga Bleona Qerreti në rrjete sociale

Tags