FOTO/ Fansja gdhend në trup titullin e albumit, Dafina Zeqiri mbetet pa fjalë

0
156

Dafina Zeqiri pritet të sjellë së shpejti albumin më të ri me titull “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka zbuluar çdo detaj nga albumi që i dedikohet nënës së saj, pjesë e të cilit janë mjaft emra të njohur të muzikës.

Mirëpo pa dal ende në treg ky album, duket se fansat janë afeksionuar jashtë çdo limiti.

Madje një fanse e ka befasuar Dafin, pasi ka realizuar tatuazh në trup titullin e albumit të ri të Dafina Zeqirit, “Dafinë Moj”. Në pjesën e shtyllës kurrizore ajo ka bërë tatuazh titullin e albumit dhe sipër tij një kurorë.

Këngëtarja e entuziazmuar nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

“A ka faj këtu Da-fi-na?”,ka shkruar Zeqiri e befasuar krahas imazhit dhe padyshim komentet kanë qenë të shumta./abcnews.al