FOTO/ Gjashtë ditë nën masivin e dheut, pamje nga gjetja e trupit të pajetë të Ardit Beshirit

0
2

Pas gjashtë ditësh kërkime të pandërprera, është gjetur sot trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili humbi jetën tragjikisht pas një rrëshqitjeje masive dheu dhe kromi në zonën e Qafë-Burrelit.

Gazetari Enver Doçi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendngjarja.

Gjendet Kufoma

Beshiri punonte me fadromë në një fabrikë përpunimi të kromit në zonë. Më 3 maj, ai u zu poshtë nga një masiv i madh rëre dhe kromi gjatë punës së përditshme. Rrëshqitja e dheut e bëri jashtëzakonisht të vështirë operacionin e kërkimit, i cili përfundoi vetëm sot me gjetjen e trupit.