FOTO: Goditi me thikë për vdekje të dashurin, modelja e faqes për të rritur ka përdorur dhunë dhe sharje racore para vrasjes

0
108

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e një 27-vjeçari nga partnerja e tij, Courtney Clenney. Së fundmi janë publikuar disa pamje të reja tronditëse, ku 26-vjeçarja shfaqet duke dhunuar Christian Obumseli si dhe duke e sharë.

Courtney është filmuar fshehurazi nga Christian pak muaj se të vritej nga ajo në apartamentin e tyre në Majami. Regjistrimet tani janë dorëzuar si provë në gjykatë.

Ndërkohë një video CCTV tregon Clenney duke rrahur egërsisht Obumseli-n në një ashensor, disa muaj para vdekjes së tij.

Ndërsa tani, provat e reja përfshijnë disa klipe të tjera ku e reja dëgjohet duke përdorur sharje të tmerrshme racore. Ajo e qorton dhe i bërtet të dashurit të saj dhe në një moment i thotë: “Më lër të të godas me shuplakë”.

Në një regjistrim audio, Obumseli dëgjohet duke i kërkuar falje të dashurës së tij pas një sherri, pasi përshëndeti një shoqe gjatë një xhiro me biçikletë.

Avokati i familjes së Obumselit, Larry Handfield, pretendoi se provat e reja ishin “tronditëse” dhe tha se tregonin “një model të qëndrueshëm me dikë që është i pavarur dhe jashtë kontrollit”.

“Ajo është agresore dhe abuzuese në gjithë këtë marrëdhënie”, shtoi ai.

Por avokatët që përfaqësojnë Clenney argumentojnë se klientja e tyre e goditi Obumselin me thikë në vetëmbrojtje, duke treguar pamjet e kamerave të trupit të regjistruara nga policët.