FOTO/ Grezda harron Oriola Marashin, flirton me modelen spanjolle

0
175

Prej një viti, lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre, lidhja po shkonte mirë dhe herë pas here i shihnim bashkë në “Instagram”-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar.

Pas situatave problematike në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele spanjolle, që sipas komentuesve ka qenë një pëlqim i tij që kur ka qenë me Oriolën dhe kjo tradhti e mundshme ka çuar çiftin në ndarje.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez, së cilës Eros ia shpreh hapur dashurinë pasi nuk kursehet që ta komentojë në foto. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse te tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur të dy, por burime të brendshme kanë treguar se janë njohur në një prej udhëtimeve të futbollistit në Spanjë.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë të lidhjeve në jetën reale, aq më tepër që njerëzit publikë dinë mirë çfarë bëjnë, kur lënë një koment.

Pas ndarjes Eros nisi thumbat për modelen Marashi, në llogarinë e tij në “Instagram”. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Nuk dihet për çfarë e kishte konkretisht sportisti, por duket se dhe ai ishte i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e dashura e tij. Oriola Marashi nga ana tjetër nuk bëri asnjë reagim dhe vazhdoi të shijonte pushimet verore.

Eros dhe Oriola u tha se fejuan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe miqtë e tyre treguan se ata ishin ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë. Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 26-vjeçar.

Modelja Oriola Marashi ka festuar ditën e lindjes dhe urimin më special e mori nga i dashuri i saj, futbollisti i njohur, Eros Grezda. Festa e tyre e fundit në çift ishte për ditëlindjen e Oriolës pak para verës. Ai kishte gjetur mënyrën për ta suprizuar partneren duke mbledhur një grup fotosh nga udhëtimet e tyre dhe momentet e përbashkëta për t’i thënë që e do dhe për ta uruar në mënyrë unike

Pasi u njoh me Eros Grezdën, ai e bindi të heqë dorë nga ëndrra amerikane dhe e mori me vete në Kroaci. Burime pranë tyre treguan se ata u bindën se janë për njëritjetrin pas muajve të karantinës, të cilat i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit.

Pas intervistës së tij në “wake Up”, Oriola ndau më vonë në “Instagram” foton e parë me Erosin, të cilit i kishte vendosur një emoji me zemra në fytyrë. Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve 2019-2020 dhe ditët e para të Vitit të Ri, festë që e pasoi ditëlindja e 25-të e Erosit.

Ndërkohë që tashmë ata thuhet se janë ndarë keq dhe nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin. Madje, Erosi kur deklaroi ndarjen publikisht, theksoi faktin se mes tyre gjithçka ka mbaruar dhe nuk bëhet fjalë për asnjë rikthim të mundshëm. /Panoramaplus.al

Image

Image