FOTO/ Gruaja refuzon fëmijën me sindromën down, burri ndahet dhe e rrit i vetëm

0
79

Një çift në Rusi, Evgeny dhe Misha, kanë pritur me ankth që të mbajnë djalin e tyre në krahë.

Fëmija erdhi në jetë, por mjekët kuptuan që vogëlushi ka sindromën Down.

Gruaja filloi të qajë dhe nuk pranoi as që ta mbajë të voglin e saj në krahë, dhe u shpreh se nuk dëshiron që të jetojë këtë lloj jete.

“Të lutem, le ta japim për birësim” ishin fjalët e saj.

Evgeny i dërrmuar, i është dashur të përballet me një zgjedhje të tmerrshme, të qëndrojë pranë gruas që dashuron, ndoshta të përpiqet të krijojë një familje përsëri, apo të kthejë përmbys martesën e tij dhe ta rrisë atë fëmijë vetëm.

Ai ndryshe nga bashkëshortja e tij, e përqafoi të voglin e tij dhe ndjeu vetëm dashuri, teksa në atë moment ai nuk kishte me zgjedhje për të bërë.Miqtë e tij i gjenden pranë sa herë që Evgeny ka nevojë për ndihmë, dhe i japin gjithçka që mund ti nevojitet.

FOTO/ Gruaja refuzon fëmijën me sindromën down, burri ndahet dhe

Evgeny u divorcua, por nuk ndjen zemërim apo inat. Ai vetëm dëshiron që djali i tij të rritet i dashur, i përkëdhelur, i lumtur, i përkushtohet me shpirt dhe trup atij.

Ai shpik një mijë lojëra për të stimuluar dhe argëtuar të voglin e tij, për t’ia bërë ditën sa më të bukur dhe që i vogli mos t’ia ndjejë mungesën mamasë së tij.