FOTO/HOTOLISHTI, FSHATI QË NUK U SHPOPULLUA KURRË – BANORËT S’DUAN TË BRAKTISIN TOKËN SHQIPTARE

0
267

Lugina e Shkumbinit, duke flluar nga ura e Manastirecit e deri në të dalë të Labinotit është një perlë e vërtetë magjepëse në çdo stinë. Këtë mund të kenë provuar vetëm ata që kanë udhëtuar në rrugën nacionale, duke i lënë bukuritë natyrore herë në të majtë e herë në të djathë.

Featured image of article: REPORTAZH/ Ftesë për në fshatin që nuk u shpopullua kurrë, Hotolishti, vendi ku banorët s’duan të braktisin tokën shqiptare

Foto nga lugina e Shkumbinit

LIBRAZHD- Lumi Shkumbin që e ndanë Shqipërinë në dysh, buron e udhëton pak i rrëmbyer nga Guri i Kamjes dhe kanionet e Mokrës, por që bëhet më i shtuar, sapo le zonën e Mokrës e vazhdon më tej deri në grykëderdhje në detin Adriatik. Lugina e Shkumbinit, duke flluar nga ura e Manastirecit e deri në të dalë të Labinotit është një perlë e vërtetë magjepëse në çdo stinë. Këtë mund të kenë provuar vetëm ata që kanë udhëtuar në rrugën nacionale, duke i lënë bukuritë natyrore herë në të majtë e herë në të djathë.

Deri sot, jo çdo gjë të bukur e ka kapur syri i vizitorit dhe e ka prekur dora e investitorit. PIkërisht në mes të kësaj lugine ka vendodhjen dhe shtrirjen gjeografike dhe njësia e administrativeve e Hotolishtit, e cila ka në administrim tetë fshatra që shtrihen në të dy krahët e Shkumbinit, si: Hotolisht, Vulçan, Kokrevë, Vehçan, Buzgarë, Zhyrë, Çerçan dhe Dardhë. Këtu Shkumbini ndanë “gegërinë’ e Hotolishtit nga ‘toskëria’ e Hotolishtit. Përballë qëndrojnë dy peizazhe natyrore të ndryshme. Nga njëra anë qëndrojnë egërisht majat e kodrinave dhe gërxhet e thepisura të fundmalit të Sopotot dhe nga ana tjetër qëndrojnë butësisht pllajat dhe lëndinat e shumta të masivit të Shebenikut. Secila pamje ka veçoritë, por edhe vlerat e resurset e pallogaritshme natyrore. Masivi i Shebenikut i shpallur Park Kombëtar, ka pasuri të shumta mbitokësore dhe nëntokësore. Përmedim këtu pyjet e Shebenikut me shumëllojshmëri drurësh, bimësh, pasuri minerale të pashfrytëzueshme, burimet me ujë të ftohtë, “brisk”, lëndinat shumëngjyrëshe e bar tërfili ku kullot bagëtia në stinën e verës. Këtu veçojmë dhe burimet ujore: gurrat e fshatrave Xhyrë dhe Dardhë.

Në Xhyrë është ndërtuar HEC-i, që furnizon fshatrat me energji, krahas këtij, buzë lumit janë ndërtuar vaska peshku nga pronarët e lokaleve. Në fshatin Dardhë njëri burim quhet “Gurra e Bardhë” dhe tjetri “ Gurra e Zezë”.

Tashmë në këtë fshat është ndërtuar dhe një HEC, për prodhim të energjisë elektrike, duke ulur kështu nivelin e ujit në lum. Territori i njësisë administrative Hotolisht, përmban resure të shumta natyrore, si shfrytëzimi racional me dhe pa kriter i tyre. Në përgjithësi këto fshatra kanë një kofiguracion të thyer gjeografik, me toka të pjerrëta dhe inproduktive. Për të ‘shuar etjen’ e prodhimeve bujqësore, shërbejnë tre rezervuarë të cilët ndodhen në: një në fshatin Dardhë, tjetri në fshatin Hotolisht dhe tjetri në fshatin Buzgarë. Të tre këto rezervuare shfrytëzohen nga banorët për nevojat jetike, kryesiht bujqësore.Megjithatë banorët vazhdojnë të sogurojnë të ardhurat e tyre, nëpërmjet bujqësisë e blegtorisë. Por një pjesë e mië i sigurojnë të ardhurat përmes emigracionit.

Kulturat kryesore që mbjellin banorët e këtyre fshatrave, në pëergjithësi janë: grurë, misër dhe foragjere, gjithashtu mbarështojnë dhe bagëti si: dhen, dhi, lopë. Me gjithë punën e lodhshme që bëjnë banorët, të ardhurat e tyre mesatare nuk janë në nivelin e mjaftueshëm, ndërsa niveli i jetesës luhatet, i ulët deri në mesatar.  

Të ardhurat nga emigracioni janë të pallogaritshme. Ata pak emigrantë, të ardhurat e tyre I investojnë në ndërtimin e ndonjë lokali apo biznesi tjetër buzë Shkumbinit. Por megjithatë banorët mundohen të rregullojnë jetën dhe mirëqënien e tyre me ato pak të ardhura që fitojnë. Vlen për t’u theksuar se shkallë njësie administrative, nuk figuron asnje familje pa banesë. Lëvizja demografike për në zonat e tjera është në shifra të ulëta, pasi e ka favorizuar vendndodhja e fshatrave përbri rrugës nacionale. Banorët duken sikur nuk duan të braktisin tokën e trashëguar nga gjyshërit apo stërgjyshërit e tyre. Njësia administrative Hotolisht nuk e njeh termin “ç’popullim” .Për këtë flet më së miri ekzistenca dhe funksionimi i shkollës së mesme, “Rrahman Çota” në Hotolisht, 6 shkolla 9-vjeçare, 10 shkolla CU dhe 10 kopshte parashkollore. Banorët e këtyre fshatrave janë arsimmdashës. Zhvillimi arsimor është I një niveli mesatar, ndërsa interesi për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë është në shifra të kënaqshme.Mund të ndodhë që disa fshatra në stinën e dimrit të jenë të veçuar, pasi nuk sigurojnë lidhjen me rrugën automobilistike për faktin se infrastruktura vazhdon të jetë ende e dobët. Por në një të ardhme le të shpresojmë që këto zona do të futen tek prioritet e bashkisë Librazhd. Ndërsa në raport me tokën, banorët janë përpara një dileme: ta mbjellin druthëra buke apo pemë frutore, dilemë kjo që nuk është zgjidhur sot e klësaj dite, sepse edhe zgjedhjet dhe preferencat janë të ndryshme. Sidoqoftë ajo mbetet në një farë mënyre burim të ardhurash. Territori i njësisë administrative Hotolisht k aka kushte mjaft të përshtatshme për zhvillimin e faunës apo florës. Në pyllin e Shebenikut rriten mjaft kafshë të egra të cilat, vazhdojnë të riprodhohen në habitatin e tyre, kjo pasi gjuetia nuk lejohet me sezon e pa sezon. Por thesojmë se në këto fshatra ka kushte mjat të përshtatshmë për rritjen e bletës.

Nuk është rastësi që përgjatë rrugës nacionale janë ndërtuar 15 resorte dhe pika shërbimi, ku bie në sy aritektura e bukur, gjelbërimi, ambienti i mirësistemuar e deri tek shërbimi cilësor me produkte të konsumit bio. Disa nga restorantet, të cilat janë ndërtuar buzë lumit Shkumbin janë: Restorant “Gjahtari”,  “Kalaja”, “Ambienti”, “Libaro”, “Kompleksi Nogu” etj, të cilët ofrojnë një ambient komod e çlodhës, sidomos në stinën e verës, duke patur parasysh dhe shërbimin e përmedur pak më lart, i cili është shumë cilësor dhe me një gastronomi të veçantë. Në këto restorante, kërkohet, konsumohet dhe shquhet më tepër gatimi i mishit të qengjit në hell, peshku i lumit, shoqëruar me verën e  Librazhdit, apo gatimi i gjahut të egër si: thëllënza, derr i egër, lepur etj. Kush do të kalojë ndryshe një fundjavë, larg zhurmës dhe smogut të qytetit, s’ka pse të mendohet dy herë.

Me këtë përshkrim, ndoshta të tejzgjatur të vendodhjes gjeografike të rrethit të Librazhdit, zhvillimit ekonomik, të turizmit, kulturës dhe arsimit, përfundon dhe rrugëtimi në Librazhd, …mos nguro, shijoje!