Policia ka publikuar foton e autorit kryesor të dyshuar për vrasjen me armë zjarri dhe zhdukjen e trupit të 31-vjeçarit në Dhërmi.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po bashkëpunon me homologët grekë për ta vënë në pranga.
Sipas informacioneve viktima dhe autori jetonin në Angli. Janë dy pista hetimore një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy dhe i zhdukuri dhe autori jetonin.
“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit”, sipas njoftimit të policisë.