FOTO/ Jennifer Lopez nuk ka “rivale”, shfaqet e parezistueshme

0
227

Jennifer Lopez mbushi 51 vjeç pak muaj më parë, por pavarësisht viteve që po ecin, ajo vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë dhe senualitetit. Duket se ka zbuluar “sekretin” e rinisë së përjetshme, pasi mburret me format perfekte trupore dhe sikur të mos mjaftonte kjo, është gjithashtu një ikonë në stil.

Së fundmi, diva e muzikës me famë botërore ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto, ku shfaqet më tërheqëse se kurrë. Teksa pozon përpara aparatit fotografik, e veshur me një pardesy duke ekspozuar linjat trupore, Jennifer ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka asnjë rival tjetër kur bëhet fjalë për feminitetin.

Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale dhe me një pamje krejtësisht natyrale dhe efekti që ka sjellë është një “wow” i garantuar. Kujtojmë që diva e muzikës publikoi pak ditë më parë, projektin me Malumën që mban titullin “Pa’ti & Lonely”. Prodhimi me dy pjesë do të paraqitet në filmin e ardhshëm “Marry Me”, një film që pritet të lançohet ditën e Shën Valentinit. xh.d/abcnews.al