Xherdan Shaqiri ka festuar mbrëmë titullin kampion me Liverpoolin, të parin për të në Angli.
Humbja e Manchester Cityt me Chelsean me rezultatin 2-1 i siguroi edhe matematikisht titullin Liverpoolit, shtatë javë pa përfunduar sezoni, pasi “Reds” kanë 23 pikë më shumë se “Citizens”.Edhe pse pati hapësira të pakta për të luajtur, Shaqiri është pjesë e këtij suksesi historik të Liverpoolit, i cili e fitoi titullin kampion pas 30 vjetësh pritjeje, respektivisht të parin në formatin e ri të kampionatit anglez.
Kampionë”, ka shkruar futbollisti kosovar në rrjetet sociale.
Me këtë rast, vitrinat e Shaqirit vazhdojnë të mbushen pasi ai e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayern Munchen dhe Liverpoolin, si dhe kampionatin gjerman dhe atë anglez.
© SYRI.net