FOTO/ Kim Kardashian shkon në një ndeshje futbolli me ‘çantën më të shtrenjtë në botë’

0
147

Kim Kardashian shkoi në një ndeshje futbolli me çantën e cilësuar si “më e shtrenjta në botë” dhe ndërsa kjo mund të ishte një ditë e veçantë për ne, ishte vetëm një e enjte tjetër për të.

Kim mori Hermès Himalaya Niloticus Crocodile Diamond Birkin, e cila kushton më shumë se 100 mijë dollarë, ndërsa vlera e saj llogaritet në 380 mijë, dhe ndoqi ndeshjen mes Al-Nassr dhe Paris Saint-Germain në Osaka. Pjesa tjetër e veshjes ishte e thjeshtë, por shumë e shtrenjtë.

Ajo kishte veshur një ‘body’ të bardhë Skims dhe pantallona Balenciaga, të cilat kushtojnë 7990 dollarë.

Kjo çantë e veçantë Hermès është jashtëzakonisht e vështirë për t’u gjetur. Është bërë nga lëkura e krokodilit Niloticus dhe ka diamante në kapëse. Sigurisht, prodhohet në sasi jashtëzakonisht të kufizuar. Nuk është rastësi që qëllimi i jetës së shumë adhuruesve të modës është që një ditë të thyejnë rekorde./abcnews.al