FOTO/ Koronavirusi i merr jetën ish-volejbollistes së Vllaznisë, ja kush është 57-vjeçarja që u shua nga COVID-19

0
204

Volejbolli shqiptar është në zi. Ditën e sotme u bë me dije se një nga figurat më kryesore të këtij sporti ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Ajo quhet Gonxhe Rexhepi, 57 vjeçarja nuk mundi dot të mbijetonte, nga ky lajm kanë mbetur të shokuar të gjithë ish-koleget e saj që i kanë shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale.

Gonxhe Rexhepi

Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë, dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Gonxhe Rexhepi

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shënuar rritje.

E.Ç (Dosja.al)