Kjo është 28-vjeçarja Irvana Medinaj (Hyka), e cil u vra mbrëmjen e djeshme me thikë nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj, 29 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Sheq i Madh i qytetit të Fierit, ndërsa krimi u krye në prani edhe të personave të tjerë.
Shkak për ngjarjen tragjike mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit.
Pas krimit, 29-vjeçari u largua nga banesa dhe ende nuk është kapur nga policia, që vijon kërkimet.
Ceremonia mortore e nënës së dy fëmijëve të mitur do të kryhet ditën e nesërme në fshatin Ferras.
17 Mars – Ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeçe, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.
Ora News mëson se bëhet fjalë për çiftin Demokrat dhe Irvana Medinaj.
Pas krimit, autori i krimit, 29-vjeçar, është larguar nga banesa.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja, çifti ka dy fëmijë të mitur.
NGJARJA
Mendohet që ngjarja ka ndidhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.
Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pajetë.
Kanë qenë pjestarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar Policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit (thika) me të cilin 29 vjeçari kishte goditur gruan.
Njoftimi i Policisë Fier:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.