37-vjeçari i identifikikuar si Indrit Rushitaj, banues në fshatin Fratar humbi jetën në aksidentin që ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:45 në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Mallakastër.
Indriti drejtonte automjetin tip “Benz” në momentin kur u përplas me automjetin tip “BMW” që drejtohej nga një 34-vjeçari Fatjon Lalaj, banues në fshatin Çorrush, i cili mbeti i plagosur por është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti automobilistik ndodhi pranë fshatit Ziaj por 37-vjeçari nuk arriti dot ti mbijetonte plagëve të marra.
Miq dhe të afërm të Rushitajt kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale duke shprehur se ai ishte një djalë dhe shok plot energji e dritë.