FOTO/ Kush është ish-gjyqtarja që u arrestua sot nga SPAK, gjykoi anëtarët e grupeve kriminale në Elbasan, ishte në arrest shtëpiak për “Plumbi i Artë 2”

0
103

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ra në prangat e policisë këtë të hënë, pas një megaoperacioni të SPAK.

Ajo ndodhej nën masën arrest shtëpie për një tjetër dosje, atë të “Plumbit të Artë 2”, vijim i operacionit “Plumbi i Artë”, pasi GJKKO lëshoi 30 masa sigurie në korrik të këtij viti.

Fetahu gjykoi anëtarët e grupeve kriminale në Elbasan gjatë kohës që ishte në detyrë.

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zhvillua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave 9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP.

 

Top Channel