Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës.
Bëjmë me dije se ngjarja u regjistrua paraditen e sotme, ku Armond Peshku me detyrë vagonist është aksidentuar gjatë orarit të punës në minierë, ka marrë plagë të rënda në trup dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë nga aksidenti mbeti i plagosur edhe shoku i tij po me detyrë vagonist, Hajdar Balla i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Paraprakisht rapotohet se dy të rinjtë i ka zënë një masiv mineral teksa ishin duke punuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.