FOTO/ Ky është 68-vjeçari që u ekzekutua në Mirditë

0
61

MIRDITË- Një 68-vjeçar u gjet i vrarë  mëngjesin e kësaj të marte në banesën e tij, në fshati Lajthizë në Mirditë. Ai kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh, ndërsa ka qenë vajza e tij, e cila e ka gjetur babanë e vdekur brenda në banesë.

Paraprakisht dyshohet se 68-vjeçari Frederik Radi është qëlluar me armë nga dritarja. Ai jetonte në Laç dhe gjatë verës shkonte ne Lajthizë ku kishte një tjetër shtëpi.

 

Sakaq, 68-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash. Aktualisht nuk ka ende një pistë konkrete hetimi, pasi ai nuk njihej si person problematik dhe nuk kishte precedent penal./ abcnews.al