FOTO/ Ky është Prek Tonaj që u ekzekutua brenda lokalit në Grudë të Shkodrës

0
254

Ora News, ka siguruar foton e Prek Tonaj, 47-vjeçarit, i cili u vra me armë zjarri këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 pasditen e sotme, ku Tonaj u ekzekutuar në ambientet një lokali në qendër të fshatit, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë vite më parë Tonajt i janë vrarë edhe dy vëllezërit.

Mësohet se një vëlla i ishte vrarë në regjimin e komunist dhe një tjetër 10 vite më parë. Nuk dihen personat që fshihen pas këtyre vrasjeve dhe nuk dihet nëse të njëjtët persona kanë vrarë edhe 47-vjeçarin.

FOTO/ Ky është Prek Tonaj që u ekzekutua brenda lokalit në

FOTO/ Ky është Prek Tonaj që u ekzekutua brenda lokalit në