FOTO LAJM/ Tirana kthehet në kryeqytetin e BE-së për 24 orë: Rama pret liderët e shteteve

0
95

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku pritet të zhvillohet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit. Gjatë këtij samiti pritet të nënshkruhen një numër i madh marrëveshjes që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rajonit, por më shumë i jep një ndihmë të madhe imazhit të vendit tonë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur pritja e liderëve të BE-së nga Kryeministri Rama, i cili më pas i shoqëron në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

Më herët, Rama priti shefen e Komisionit të Europian Ursula von Der Leyen; Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel; kryeministrin grek Mistotakis; atë të Hungarisë, Orban, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kreun e qeverisë belge, Aleksandër De Croo, etj.

Krahas tyre, më herët, Rama priti Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si edhe Aleksandër Vuçiçin e Serbisë.

Për më tepër, ndiqni galerinë e fotove si më poshtë: