FOTO-LAJMI/ Ky është “Range Rover”-i i përdorur në mas*akrën e Dobraçit. U vodh në Durrës më 17 prill

0
72

Ky automjet tip “Range Rover” që shikoni në këto foto është përdorur në atentatin e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës ku mbetën të vrarë 4 persona.

Kjo makinë e vitit 2015 rezulton e vjedhur në qytetin e Durrësit më 17 prill 2024 në lagjen 12.

Sipas këqyrjes së kamerave të sigurisë, punonjësit e policisë kanë konstatuar se për gati 30 sekonda mjeti është grabitur.

FOTO-LAJMI/ Ky është “Range Rover”-i i përdorur

Viktimat e atentatit në Dobraç

Vetë pronari i mjetit e ka denoncuar rastin në polici në momentin që nuk ka konstatuar prezencën e makinës së tij.

Burime bëjnë me dije se identifikimi i tij pas djegies në lagjen Grudë, ka ardhur nga disa elementë të veçantë që makina “Range Rover”.

Kohëve të fundit në vend janë rritur denoncimet që makina të këtij lloji janë vjedhur dhe ku besohet se autorët gjatë vjedhjeve përdorin metoda të veçanta në hapjen e tyre.