FOTO-LAJMI/ Vlonjatët rrethojnë shtëpitë me thasë rëre nga frika e përmbytjeve

0
40

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

Marrja e masave duket se i ka zgjuar vlonjatët, të cilët prej kohësh votojnë Rilindjen, por reshjet e shiut i kanë bërë ata të kuptojnë se Edi Rama miliona eurot e hedhura në vend që t’i kthente në investime të qëndrueshme për qytetin, i ka përvetësuar së bashku me rilindasit e tjerë dhe vlonjatëve u janë shkatërruar bizneset dhe shtëpitë me shiun e partë të vjeshtës.