Foto/ Liqenet e Belshit, destinacioni turistik për të kaluar fundjavën

0
468

Njihet si qyteza e 84 liqeneve karstike e per bukurine ujore qe i ka falur Belshit ne zonen e Dumrese ne Elbasan.

Belshi në këto ditë të nxehta vere shfaqet me një pamje mjaftë tërheqëse për turistët. I vendosur mes nje kompleksi liqenesh natyrale, qyteti eshte gjallëruar falë investimeve të shumta në infrastrukturë. Dalëngdalë qyteti po kthehet në një pike turistike e cila mendohet se do të ndryshojë jetën plot sakrifica të banorëve të tij.

Pëllumb Paja, pronar i një restoranti tregon për gatimet tradicionale të kësaj zone, që preferohen më së shumti prej vizitorëve.

Liqenet e Belshit, me një bukuri të rrallë si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë etj, kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjithashtu fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa prej 48 liqeneve karstike ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene..

Belshi po kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për banorët e zonës, por për qytetarët nga i gjithë vendi.

Investimet kanë ndikuar në krijimin e hapësirave në shërbim të komunitetit dhe rritja e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.

Jo vetëm qendra e qytetit, por tashmë edhe fshatra të ndryshëm, me liqenet e tyre janë shndërruar në destinacione turistike, duke nxitur kështu agroturizmin.

Elbasaniflash.al