FOTO/ Luftëtari-Elbasani nuk do të luhet, në Gjirokastër nuk vijnë as zyrtarët e ndeshjes dhe as ekipi… mik

0
191

Luftëtari-Elbasani, ashtu siç ishte parashikuar, nuk u  zhvillua sot në orën 13:30. Klubi gjirokastrit është shkrirë prej borxheve të shumta dhe nuk do të marrë pjesë as në Kategorinë e Parë, për ta nisur vitin tjetër me një emër të ri AF Luftëtari nga Kategoria e Dytë.

Por ajo që habiti sot ishte fakti se FSHF ashtu si e kërkon rregullorja nuk kishte dërguar në Gjirokastër zyrtarët e ndeshjes. As ekipi i Elbasanit nuk ka udhëtuat drejt qytetit jugor për të bërë formalitetin, duke u paraqitur dhe fituar në tavolinë. Tashmë Elbasani mund të quhet ekipi i parë i kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Sot në stadiumin “Gjirokastra”, siç duket edhe në foto, çdo gjë ishte e shkretë dhe nuk bëhej fjalë për të zhvilluar ndonjë ndeshje.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL