Si rëndom, fishekzjarrët, tubimet publike, koncertet dhe fytyrat e gëzuara, nuk kanë munguar as fotografitë e këtij Viti të Ri. Nëse në Rusi, banorëve në zona të thella u janë ngrirë edhe qerpikët nga i ftohti, në Brazil, banorët e kanë pritur vitin 2025 në plazh me nga një pije në dorë. Koncerti i Nju Jorkut në sheshin Times vazhdon të jetë ndër më të popullarizuarit në botë, ndërsa fishekzjarrët e organizuar në Londër janë ndër më të bukurit në Evropë.
![Australia është ndër vendet e para që pret Vitin e Ri, për shkak të dallimeve në zonën kohore. ](https://gdb.rferl.org/4b2b6276-79f7-401a-a7e1-825c87ad8002_w408_s.jpg)
1Australia është ndër vendet e para që pret Vitin e Ri, për shkak të dallimeve në zonën kohore.
![Pamje nga sheshi kryesor i Nju Jorkut.](https://gdb.rferl.org/8f979377-45a3-42c7-8c55-3f49adc2c7ab_w408_s.jpg)
2Pamje nga sheshi kryesor i Nju Jorkut.
![Aty tradicionalisht mbahen koncerte për ndërrimin e moteve dhe miliona banorë mblidhen për të festuar bashkë.](https://gdb.rferl.org/7dba0775-e944-4d37-b0ad-4bc2d0bce9e9_w408_s.jpg)
3Aty tradicionalisht mbahen koncerte për ndërrimin e moteve dhe miliona banorë mblidhen për të festuar bashkë.
![Tjetër pamje nga Nju Jorku.](https://gdb.rferl.org/381dd5d5-2166-476b-b6a3-c08589ca73e9_w408_s.jpg)
4Tjetër pamje nga Nju Jorku.
![Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.](https://gdb.rferl.org/c01bef42-c820-4978-b247-b37fec458ed7_w408_s.jpg)
5Këtu e shohim Londrën, të magjishme për festën e Vitit të Ri.
![Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit. Ata i kanë sytë te pamja në fotografinë pasuese...](https://gdb.rferl.org/13c33f7a-1b12-41aa-88a5-9482fbfc94de_w408_s.jpg)
6Qindra mijëra njerëz të mbledhur edhe në sheshin e Parisit. Ata i kanë sytë te pamja në fotografinë pasuese…
![... në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit. ](https://gdb.rferl.org/88db62d9-7e3a-4285-9447-567e41357802_w408_s.jpg)
7… në pritje të shpërthimit të fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.
Triumfit.
![Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”. ](https://gdb.rferl.org/3ce1b6f1-dc88-4bbe-8a8a-de5f791586c4_w408_s.jpg)
8Ndryshe ka qenë pamja në Beograd. Në qendër të qytetit, studentët kanë protestuar, sikur edhe shumë ditë tjera. Duke konsideruar që nuk ka arsye për festë, ata kanë marshuar me kërkesë për publikim të dokumentacionit të plotë për tragjedinë e nëntorit në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të kulmit të betonit në një stacion hekurudhor, janë vrarë 15 persona. Ata shihen duke mbajtur mbishkrimin “Nuk ka Vit të Ri. Na e keni borxh ditën e fundit”.
![Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.](https://gdb.rferl.org/ea4a1d77-7dfb-44f6-876e-b3626ca01d80_w408_s.jpeg)
9Protestë e pak festë ka pasur edhe nëpër rrugët e Tbilisit në Gjeorgji. Edhe atje banorët janë duke protestuar qysh prej fundit të nëntorit, meqë kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së vendit, e cila ka marrë vendim për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
![Kjo fotografi është nga Damasku i Sirisë. Sirianët kanë thënë se kanë shumë për të festuar këtë herë. Pas disa dekadave, më 2024 është rrëzuar regjimi i liderit autoritar, Bashar al-Assad, dhe sirianët kanë thënë se më në fund po marrin frymë lirshëm. Ata kanë pritje të mëdha nga rebelët që janë ngjitur në pushtet, ndonëse ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë trazicioni mund të jetë e kushtueshme për të gjithë. ](https://gdb.rferl.org/350690dd-8c24-40a6-8a0f-fe65981b8c0f_w408_s.jpg)
10Kjo fotografi është nga Damasku i Sirisë. Sirianët kanë thënë se kanë shumë për të festuar këtë herë. Pas disa dekadave, më 2024 është rrëzuar regjimi i liderit autoritar, Bashar al-Assad, dhe sirianët kanë thënë se më në fund po marrin frymë lirshëm. Ata kanë pritje të mëdha nga rebelët që janë ngjitur në pushtet, ndonëse ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë trazicioni mund të jetë e kushtueshme për të gjithë.
![Fotografi nga Tokio. Urimi për Vitin e Ri shihet përmes projektorit që reflekton në ndërtesën e Qeverisë.](https://gdb.rferl.org/28754eb5-f06e-4c6d-89ea-8e1e89aa2d5e_w408_s.jpg)
11Fotografi nga Tokio. Urimi për Vitin e Ri shihet përmes projektorit që reflekton në ndërtesën e Qeverisë.
![Viti i Ri mund të pritet edhe kështu – nëse jetoni në Brazil. Kushtet atmosferike mundësojnë edhe detin edhe festën e ndërrimit të moteve në të njëjtën kohë.](https://gdb.rferl.org/9ff88625-48e1-452f-ad9c-62110d701bb2_w408_s.jpg)
12Viti i Ri mund të pritet edhe kështu – nëse jetoni në Brazil. Kushtet atmosferike mundësojnë edhe detin edhe festën e ndërrimit të moteve në të njëjtën kohë.
![Ndërsa ky është Bangkoku i Tajlandës. Turistët shihen me anije shumëngjyrëshe duke shijuar këtë pamje panoramike të vendit.](https://gdb.rferl.org/7e9f5aee-7d6c-4996-90e7-63ef7b59a4a1_w408_s.jpg)
13Ndërsa ky është Bangkoku i Tajlandës. Turistët shihen me anije shumëngjyrëshe duke shijuar këtë pamje panoramike të vendit.
![Ja ekstremi i fotografive të mësipërme. Në Jakutsk të Rusisë temperatura ka shkuar në - 52 gradë. Kjo nuk i ka ndalur banorët e zonës të festojnë në ambient të jashtëm. Rezultatin po e shihni vetë. ](https://gdb.rferl.org/59b05d1c-2190-4a23-a61f-ce05ff93f486_w408_s.jpg)
14Ja ekstremi i fotografive të mësipërme. Në Jakutsk të Rusisë temperatura ka shkuar në – 52 gradë. Kjo nuk i ka ndalur banorët e zonës të festojnë në ambient të jashtëm. Rezultatin po e shihni vetë./rel