Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë në Golem të Kavajës, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh
E bija e 48-vjeçarit, Bledar Rako, ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij.
Pas ndalimit, Rako, që punon si shitës në një pikë karburanti, ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me të bijën. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.
Top Channel