FOTO/ Nisin punimet për restaurimin e shtëpisë ku ka jetuar At Gjergj Fishta

0
280

Nisën sot punimet për restaurimin e shtëpisë ku At Gjergj Fishta ka jetuar në periudhën e hershme të jetës së tij.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shprehet se, “ky është një monument kulture i kategorisë II, që do t’i nënshtrohet një restaurimi të plotë”.

Margariti shton se “punimet do t’i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati, madje edhe në oborre”.

“Kjo godinë është pjesë e “Itinerarit Fishtian”, një rrugëtim në stacionet e jetës së Homerit shqiptar”, thekson ministrja Margariti.

atsh