6.6 C
Elbasan
Ballina KULTURË Foto/ Njihuni me të riun “gjigant”, në moshën 10-vjeçare ishte 182 centimetra...

Foto/ Njihuni me të riun “gjigant”, në moshën 10-vjeçare ishte 182 centimetra i gjatë

0
279

Pavarësisht se prindërit e tij kanë një gjatësi normale, Mudassiri nga Pakistani, në moshën 10 vjeçare ka qenë 182 centimetra i gjatë, ndërsa në shkollën e mesme i riu arriti një gjatësi prej 213 centimetrash.

Kur djali shkoi në moshën 10 vjeçare 182 centimetra, prindërit e tij filluan që të shqetësoheshin.

 “E besoni! Kam qenë 1.8 metra kur isha vetëm 10 vjeç dhe kur hyra në shkollën e mesme isha 2.1 metra. Prindërit nisën të shqetësoheshin sepse çdo ditë po zgjatesha gjithnjë e më shumë. Nuk gjenin shpjegim, se si unë po zgjatesha aq shumë, ndërsa vëllezërit e motrat e mia jo”, tha Mudassiri.

Në foto: Mudassiri, i riu “gjigant” nga Pakistani

Prindërit e dërguan djalin në dhjetëra mjekë, por që të gjithë dolën në përfundimin se ai ka një çrregullim hormonal që e bën shumë më të gjatë se bashkëmoshatarët.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një viti e gjysmë dhe isha 246 centimetra. Fëmijëria ishte normale, por sistematikisht ngacmohesha nga shokët e shkollës. Më kanë vendosur shumë epitete. Kisha vështirësi të futesha në autobus apo të ulesha në bankat e shkollës”, tregoi 21-vjeçari.

Në foto: Në qendër, Mudassiri, i riu “gjigant” nga Pakistani

ora tv