FOTO/ Pas kthimit nga Dubai, Enca gjen surprizën e papritur në shtëpi

0
197

Këngëtarja e njohur, Enca ka kaluar disa ditë pushime në Dubai, ku festoi edhe ditëlindjen e 26-të.

 

Menjëherë sapo u kthye në Shqipëri, ajo ka marrë një surprizë në shtëpinë e saj. Në fotografitë që ka ndarë sot në Instagram, Enca shihet në një ambient të rrethuar me trëndafila të kuq që formonin emrin e saj dhe me një arush të madh në duar.

Surpriza më e bukur që mund të gjeja për kthimin tim në shtëpi. Pafundësisht trëndafila, arush gjigand dhe dashuri”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Encës është “Suavele” që u publikua në korrik të këtij viti. /abcnews.al