Gjashtë persona u vranë dhe 25 u plagosën kur një autobus u përmbys të premten në provincën qendrore të Turqisë Aksaray, tha guvernatori lokal.
Guvernatori Mehmet Ali Kumbuzoglu u tha gazetarëve se ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin në autostradën Aksaray-Ankara.
Autobusi po çonte pasagjerët nga provinca perëndimore e Balikesir në rajonin e Kapadokisë, një destinacion popullor turistik në Turqinë qendrore.
“Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital. Ka nisur hetimi për aksidentin”, tha ai.
(Balkanweb)