FOTO/ Përplasen dy automjete në Librazhd, 2 të plagosur

0
2

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku dy automjete janë përplasur e për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG me drejtues shtetasin  Edmond Terova është përplasur me automjetin me targë AA710 BV me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin me targë AB 442PG mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

Foto 2
Aksidenti
Foto