FOTO: Polemika në Itali, në vend të manekinëve dyqani vendos modele në vitrinë

0
119

Polemikat kanë shpërthyer në Itali, pasi një dyqan për veshje intime për femra ka vendosur të zëvendësojë manekinët e zakonshëm që vendosen në vitrina me dy modele reale.

Kjo risi në fakt tërhoqi vëmendjen e shumë klientëve, por dhe shkaktoi reagime të kundërta nga njerëz të ndryshëm që lajmëruan policinë.

“Në fillim dy policë erdhën në dyqan dhe më thanë që të ndërprisja këtë gjë pasi po thyeja ligjet. Iu përgjigja që të më tregonte se kë ligj po thyeja dhe u shpreha e gatshme që të ndaloja çdo gjë dhe të paguaja gjobën për shkeljen e kryer. Por polici u kthye pas disa minutash dhe më tha që nuk kam bërë asnjë gabim, duke më përuruar për gjetjen”, tregon pronarja e dyqanit.

Më tej, ajo shton se mendimi për të punësuar dy modele ka rezultuar pozitiv përsa i përket punës në dyqan, por tregon se njerëzit në Itali nuk janë ende të gatshëm të pranojnë diçka të tillë.