FOTO/ Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë, i vendos djalit emrin shqiptar

0
207

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja përmes një fotografie në Instagram, me të cilën ka treguar se ka sjellë në jetë një djalë.

Rona shprehet shumë e lumtur teksa pozon me foshnjën në krah, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin e zgjedhur, Bardhyl.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka”, shkruan ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që këngëtarja është nënë edhe e një vajze, të cilës i është përkushtuar në maksimum që prej ardhjes së saj në jetë.

l.k/abcnews.al